Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Një ish-oficer i policisë ruse është dënuar me 11 vjet burg për rolin e tij në vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya.
Dmitry Pavlyucheenkov u shpall fajtor nga një gjykatë në Moskë për gjurmim të lëvizjeve të gazetares dhe për pajisjen e vrasësve me armë.
Në sallën e gjyqit ai pranoi krimin në mënyrë që të përfitonte një dënim të reduktuar. Ish-oficeri u gjykua i ndarë nga 5 personat e tjerë të akuzuar për vrasjen e vitit 2006, që tronditi aktivistët e të drejtave të njeriut.
Gjykata urdhëroi gjithashtu toger-kolonel Pavlyuchenkov që të paguajë 97.500 dollarë dëmshpërblim për fëmijët e gazetares.
Prokurorët deklaruan se Pavlyuchenkov ishte pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga bosi çeçen i krimit Lom Ali Gaitukayev, i cili rezulton se është paguar nga një person i paidentifikuar.
Gaitukayev u arrestua në vitin 2007 për një tjetër çështje dhe u dënua me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjen e një biznesmeni. Ai u akuzua për vrasjen e Politkovskaya vitin e kaluar.
Një tjetër oficer policie, Sergei Khadzhikurbanov, është akuzuar gjithashtu se ka siguruar mbështetje logjistike për krimin.
Ndërkohë, vijon gjyqi për të pandehurit e tjerë, mes të cilëve janë tre anëtarë të një familjeje çeçene: Rustam Makhmudov, që akuzohet si ekzekutori material dhe vëllezërit e tij Bzhabrail dhe Ibragim, të cilët akuzohen për ndihmën e ofruar në largimin nga vendi i ngjarjes.
Të tre vëllezërit u gjykuan dhe u liruan për mungesë provash në vitin 2009, por vendimi u kthye mbrapsht nga Gjykata Supreme e Rusisë, që urdhëroi arrestimin e tyre.
Top Channel