Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për “veprime të
rendesishme” kundër krimeve me armë, pas masakrës në shkollën fillore në
Connecticut, ku humbën jetën 27 persona, mes të cilëve 20 fëmijë.
Kjo renditet si ngjarja e dyte me e rende ne Shtetet e Bashkuara, pas asaj ne Virxhinia Tek, në 2007 ku u vrane 32 persona. I prekur, Obama përmendi fjalët “hidhërim tronditës”, për vdekjet në shkollën “Sandy Hook” të Newtown. Autori i masakrës është identifikuar si Adam Lanza, 20 vjec.
I veshur me te zeza dhe nje jelek ushtarak. I armatosur rende – sic raporton CNN – hyri ne shkollen fillore ne qytezen e qete duke vrare brenda pak minutash 26 persona. Por hetuesit nuk duan te spekullojne per motivet. Nje ish-shoqe e klases se Lanza e pershkroi ate si të qete dhe te rezervuar.
Shefi i policisë, Pol Vans tha se 18 fëmijet kishin vdekur menjehere ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital. Gjashtë të rritur jane mes viktimave, si edhe vrasesi. Ne fillim u raportua se ai ishte qelluar nga policia, por të shtunën, mediat kanë një pikture më të qartë të tragjedisë duke sjelle faktin e vetevrasjes se tij.
Ai mendohet se ka vrare te emen, mesuese ne profesion por jo pjese e stafit te “Sandy Hook” dhe më pas i është drejtuar shkollës,mengjesin e së premtes.“Djalli vizitoi te premten bashkesine tone- tha Guvernatori i Connecticut, Dan Malloi. Dy pistoleta u gjeten ne shkolle dhe nje gjysme-automaik i kalibrit 223, ne nje makine qe ndodhej ne parkimin e shkolles.
Armet- sic raporton CNN- ishin blere me leje nga e ema e Lanza-s, Nancy. Ne pyetje jane marre vellai i Lanzas, Rajan qe jeton ne Neë Jersey dhe i Ati qe jeton ne Connecticut.Nje prej nxenesve me fat qe mundi t’i shpetoi masakres ishte dhe kosovarja Vanesa Bajraliu,9 vjece, ne klasen e kater.
Ajo tregoi se policet i kishin mesuar t’i kapeshin per dore dhe te mbyllnin syte. Kur i hapem tregoi ajo ishin jashte. Vellai i saj, 17-vjecari Mergim Bajraliu ndodhej shume prane shkolles kur degjoi te shtenat. Ai tregoi se kishte pare nje vajze te plagosur rende, me pas nje tjeter, fytyra e te ciles ishte mbuluar nga gjaku.
Kishte vrapuar per te marre te motren dhe ishin larguar me shpejtesi nga vendngjarja. “Sandy Hook” është një shkolle me 600 nxenes nga 5 ne 10 vjec, duke nisur nga kopeshti deri ne klasen e katert.
Obama: Të bashkohemi me dhimbjen e prindërve
Presidenti amerikan Barak Obama, gjate fjalimit të se shtunës në radio, u bëri thirrje amerikaneve, t’i bashkohen ne shenje solidariteti dhimbjes se prinderve qe humben vogelushet e tyre, ne masakren e shkolles fillore “Sandy Hook”.
Ai kërkoi të lihet menjane politika dhe te ndermerren veprime te rendesishme per te ndaluar te tilla tragjedi. Duke iu referuar ngjarjeve te ketij viti ai tha:
“Secila prej lagjeve mund te ishte ajo ku ne jetojme, kesisoj duhet te bashkohemi, te ndermarrim veprime te rendesishme per ti parandaluar. Kete jave, Mishel dhe une do te bejme ate qe cdo prinder tjeter, po shtrengojme fort femijet tane. Ka familje ne Connecticut qe s’mund ta bejne dot sot. Ata kane nevoje per ne, megjithese asgje s’mund te zevendesoje jeten e nje femije te humbur apo te nje personi te dashur, por ne te gjithe mund t’u shtrijme doren, per t’i kujtuar, se jemi per ta, lutemi per ta dhe se dashuria per ata qe humben do te zgjase ne kujtimet e tyre, ne komunitetet e tyre, ne vendin e tyre”, tha Obama.
Kush ishte Adam Lanza
Ish-shokët e klasës të 20-vjeçarit Adam Lanza, megjithëse nuk kujtojnë shumë rreth tij, e pershkruajne si një djalë studiues, të veshur mirë por që mezi thoshte një fjalë.
Nje pjesetar i familjes shpjegoi se ai vuante nga nje forme autizmi. Mediat amerikane raportojnë se nuk kanë gjetur asnjë fotografi në librin e shkollës, atë te vitit 2010, sepse Adam ishte i ndrojtur dhe nuk pelqente te dilte perpara apartit fotografik. Asnje perfshirje ne rrjete sociale, pa nje profil ne Facebook si bashkemoshataret e tij. Ai nuk kishte asnje skede kriminale.
Adam Lanza jetonte me te emen në një lagje të Newtown, Connecticut. Shtëpia e tij ndodhej rreth 8 km larg shkollës fillore “Sandy Hook”, ku kishte marre mesimet e para. Me pas studoi në gjimanzin e Neëtoën, ku pati shume pak miq. Shumë inteligjent, por i ndrojtur dhe nervoz, ishin keto percaktimet me shpeshta rreth djalit qe u shnderrua ne monstren e Newtown.
Nje prej shoqeve te tij te klases, Olivia DeVivo i tha “New York Times”: “Nuk e kam pare kurre te shoqerohej me dike. Madje s’mund te kujtoj askend qe kishte miqesi me te”. Halla e tij, Marsha Lanza i tregoi Associates Press se ai u rrit nga prinder te dashur dhe te kujdesshem, qe kurre nuk hezituan te kerkojne keshillime per djalin, kur ishte e nevojshme.
Prinderit e tij, divorcuan në vitin 2009, kur ai ishte 17 vjeç. I ati, Peter Lanza u zhvendos ne Stemford Connecticut dhe krijoi nje familje tjeter. Cfare ndodhi me te, mbetet ende e paqarte, vec faktit se ai jetoi ne qytetin 300-vjeçar te Connecticut. E ema Nancy–qe punonte si mesuese- qendroi ne Newtown. Vellai i madh i Adam Lanzas, Rajan jeton ne Hoboken, New Jersey i diplomuar ne Universitetin e Kuinpjakut. Ai punon për firmen e kontabilitetit “Ernest and Jang”.
Miqte e pershkruajne ate si “shume te ndrojtur”. Rajan Lanza po perpiqet te ndihmojne policine me hetimet dhe media amerikane raportojne se ai u ka rrefyer hetuesve se nuk ka patur lidhje me te vellanë prej vitit 2010. Dy vellezerit u tronditen nga divorci i prinderve, madje fqinjet thane se kishin kaluar moment te renda depresioni, por e ema Nancy, qe u vra nga dora e te birit- ishte perpjekur gjithmone per t’i mbrojtur.
Top Channel