Konferencë ekonomike në Tiranë

15/12/2012 00:00

Efektet e krizës ekonomike globale në ekonominë shqiptare dhe politikat që duhen ndjekur për tejkalimin e saj mblodhën në një konferencë shkencore ekspertë, studiues, profesorë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës.

Referati kryesor i konferencës u mbajt nga profesor doktor Justin Yifu Lin, ish-zv. president i Bankës Botërore i cili duke folur mbi teorinë e një ekonomie të re strukturore tha se në vende në zhvillim si Shqipëria, duhet t’i kushtohet vëmendje sektorëve si bujqësia duke shndërruar këtë të fundit nga bujqësi tradicionale në bujqësi moderne.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto u ndal tek disa sektorë prioritarë për ekonominë shqiptare në të cilët paraqiten sfida të mëdha si energjia, sektori mineral, turizmi dhe bujqësia si dhe nënvizoi rëndësinë që ka tërheqja e invesimeve të huaja direkte për vendin tonë.           

Top Channel