Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias
E prekur nga një virus intestinal, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton është nën kujdesin e mjekëve. Si pasojë e dehidratimit, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur në kokë.
Sic raporton Departamenti i Shtetit, kryediplomatja amerikane ndodhet aktualisht në shtëpine e saj. Disa ditë më parë, Klinton u detyrua të anuloje një tur në Marok, Tunizi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një prej bashkëpunëtorëve të saj, Filip Reines shpjegoi se javën e ardhshme ajo do të punojë nga shtëpia. Burime nga Kongresi, që kërkuan ruajtjen e identitetit thanë se Klinton nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore të së enjtes, ku do të dëshmonte për sulmin e 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.
Në këtë sulm humbi jetën ambasadori amerikan, Kristofer Stivens dhe tre amerikanë të tjerë, pjesë e stafit diplomatik të Shteteve të Bashkuara.
Top Channel