Forumi, dialog për të ardhmen

15/12/2012 00:00

Nga forumi kombëtar “Dialog për të Ardhmen” në Durrës, PS i bëri një analizë të gjatë dhe të thelluar,  situatës social-ekonomike, ku ndodhen sot shqiptarët,  njëkohësisht edhe rrugëzgjidhjeve që ofron qeverisja e nesërme socialiste.

Fillimisht kreu Selisë Rozë Edi Rama solli panoramën e varfërisë në të gjithë vëndin,  duke e vënë theksin në ato zona ku fiton PD,  për të cilën fajësoi përgjysmimin deri në frenim të rritjes ekonomike.

“Sot më pak se 5 përqind e të gjithë atyre që kanë depozita bankare zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë. Pamë polarizimin e rajoneve dhe aty ku PD i merr mandatet më të shumta aty është dhe varfëria më e thellë. Varfëria nuk është aleate e opozitës varfëria, është një kalë mbi të cilin qeveria kalëron lirisht përmes frerëve të korrupsionit dhe të presioneve që janë shumë më të lehta aty ku ka varfëri sepse dhe frika kallet më shpejt aty ku ka varfëri”, tha Rama.

Kjo është rrugzgjidhja që ofron PS përballë kësaj situate.

“Rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë është një model rritjeje me punësim dhe punësimi real është sfida kryesore e së nesërmes. Reduktimi i varfërisë kërkon punësim punësim punësim…

Gjithashtu Rama foli edhe për projektet e PS që lidhen me uljen e varfësisë dhe ndihmën ekonomike.

“Ajo që ne synojmë në mandatin e parë të qeverisjes sonë, është përgjysmimi i varfërisë dhe ne do të ndryshojmë ne thelb programin e ndihmës ekonomike duke e kthyer në një program të riintegrimit social. Ndihma ekonomike për ne nuk mundet dhe nuk do të jetë lëmoshë, por mbështetje për riintegrim”, tha Rama.

Nëprmjet një grafiku Edi Rama shpjegoi mekanizmin e sotëm të taksimit për të cilin tha se është e domosdorshme të ndryshojë.

“Një rast 50 mijë euro duhet të paguëje tatimin mbi të ardhurat 10 përqind, 250 mijë euro gjoba, shikoni sa i shkon në fund taksa reale, 60 përqind. Ndaj ne nuk flasim për sistem të taksës progresive në vend të taksës së sheshtë, por po flasim për taksim të ndershëm në vend të taksimit të sheshtë”, tha kryesocialisti.

Top Channel