Egjipti voton në referendum për Kushtetutën

15/12/2012 04:41

Egjiptianët do të votojnë sot nëpërmjet një referendumi për draft-kushtetutën, e cila ka përçarë vendin dhe ka nxitur protesta të dhunshme.

Kundërshtarët e saj thonë se është hartuar në mënyrë të dobët dhe në favor të islamikëve.

Rreth 250 mijë personel i rojeve të sigurisë janë shpërndarë në vend gjatë këtyre votimeve, të cilat do të hapen në 08:00 me orën lokale (07:00), për pjesën e parë të referendumit me dy faza.

Kajro, Aleksandria dhe 8 provinca të tjera do të votojnë të shtunën, ndërsa gjysma tjetër e vendit do të votojë një javë më vonë. Më shumë se 51 milionë njerëz kanë të drejtë për të votuar.

Votimi do të jetë i shpërndarë, sepse disa gjykatës dëshironin të mbikqyrnin referendumin. Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur frikën, se rezultatet nga raundi i parë mund të ndikojë opinionin e atyre, që do të votojnë në fazën e dytë.

Referendumi i pyet egjiptianët, nëse do të pranojnë ose refuzojnë dokumentin bazë, Kushtetutën, e cila do të futet në fuqi përpara zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Kundërshtarët e saj argumentojnë se ajo pritet së tepërmi drejt imponimit të ligjit islamik. Referendumi është më shumë se sa një votë mbi dispozitat e errëta, është bazë mbi drejtimin e ardhshëm të Egjiptit: nëse do të bëhet një vend islamik, apo një vend laik.

Të dy palët, zbritën në terren mbështetësit e tyre, në mitingjet e fundit gjatë ditës së premte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA