Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias
Dhëndri i ish-presidentit tunizian Ben Ali është arrestuar në ishujt Sejçelles. Biznesmeni Sakher El Materi ishte dënuar në mungesë më 11 korrik 2011 nga një gjykatë tuniziane për korrupsion.
Ai ishte larguar në Katar pas kryengritjeve që rrëzuan presidentin Ben Ali vitin e kaluar. Ministri i Drejtësisë, Nouredin Bhiri deklaroi se Tunizia ka kërkuar ekstradimin e Materit në vendlindje dhe pritet që kjo të ndodhë së shpejti.
Fadhel Saihi, një këshilltar i ministrit, tha për radion publike tuniziane se Materi ishte arrestuar në përpjekje për të hyrë në Sejçelles, duke përdorur një pasaportë diplomatike të skaduar.
Materi ka qenë i dënuar për korrupsion bashkë me vjehrrin e tij dhe të bijën e Ben Ali, Nesrine, që është dhe bashkëshortja e tij. Materi dhe Ben Ali janë dënuar me nga 16 vjet burg, ndërsa Nesrine me 8, por të gjithë në mungesë.
“Sakher El Materi shkoi për në Sejeçelle pasi u largua nga Katari. Autoritetet e atjeshme hapën një hetim pasi ai ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe sepse pasaporta e tij kishte skaduar. Autoritetet tuniziane do të bëjnë gjithçka që ai të ekstradohet”, ka deklaruar ministri Bhiri.
Top Channel