Japonia përgatitet për të mbajtur këtë të dielë zgjedhjet e përgjitshme, ku sipas sondazheve, opozita pritet të dalë fituese.
Partia Liberal Demokratike parashikohet të humbasë në zgjedhje përballë demokratëve, pas vetëm tre vitesh të drejtimit të shtetit, ndërsa ish-kryeministri Shinzo Abe duhet të rikthehet në kreun e ekzekutivit japonez.
Shtrenjtimi i kostos së jetesës, energjia bërthamore dhe marrëdhëniet problematike me Kinën janë ato që po i kushtojnë më shumë në popullaritet qeverisjes aktuale të Yoshihiko Nodës.
Sondazhet parazgjedhore kanë treguar njëkohësisht se numri i të pavendosurve dhe atyre që nuk do të votojnë, për shkak të zhgënjimit tek politikanët vendas, është më i lartë se kurrë.
Një prej vendeve me mirëqënien më të lartë në botë, ekonomia japoneze zbriti në vendin e tretë në botë në 2011-n, pasi u kalua nga Kina, përsa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Rënia ndërkombëtare e fuqisë blerëse, shkatërrimet e tërmetit dhe tsunamit të marsit 2011, borxhi i lartë kombëtar dhe masat shtrënguese në buxhet, kanë ndikuar në një rënie të thellë ekonomike gjatë këtij viti, që ka ngjallur një pakënaqësi të thellë popullore ndaj qeverisjes aktuale.
Top Channel