Gjykata Komunale e Kaçanikut i ka dorëzuar Policisë së Kosovës urdhërin për arrestimin e ish-kryetarit të komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku dhe dërgimin e tij në burg. Lëshimi i urdhër-arrestit është konfirmuar për mediat nga kryetari i Gjykatës Komunale të Kaçanikut.

Ish-kryetari i Kaçanikut, Zharku, i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, të enjten nuk u paraqit në Gjykatën Komunale të Kaçanikut për të filluar vuajtjen e dënimit dhe nuk dihet ende vendndodhja e tij. Mediat kosovare aludojnë se ai është arratisur në vendet skandinave.

Zëvendëskomandanti rajonal i policisë në Kaçanik, Basri Shabani, ka thënë për mediat në Prishtinë se pas marrjes së urdhër-arrestit policia po bën kërkimet në terren për ta arrestuar Zharkun.

Në maj të këtij viti Gjykata Supreme e kishte bërë të plotëfuqishëm aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin Zharku është dënuar me tri vite burg nën akuzën për detyrim dhe armëbatje pa leje.

Pas kësaj komuna e Kaçanikut pati shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse Zharku nuk mund ta kryente më funksionin e kryetarit të komunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA