Rreth 20 serbë të veriut kanë bllokuar të premten në mëngjes autostradën
Mitrovicë-Leposavic, në fshatin Rudare të Zvecanit, tek vendi ku serbët
kanë vendosur një kryq.

Ata kanë kërkuar lirimin e Sllavoljub Jovicit, i njohur si Pagi, dhe mbrojtjen e tij në liri.Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se protesta ka filluar rreth orës 9:00 dhe ka zgjatur rreth një orë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Ndryshe, Sllavoljub Jovic dyshohet për tentative vrasje të një ushtari të KFOR-it gjatë trazirave të qershorit në veri të Kosovës, ndërsa po mbahet në burgun e Kralevës. Ai ishte kapur nga ana e pjestarëve të MUP-it serb brenda territorit të Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës e ka quajtur rrembim.

Top Channel