“Marrëveshje e fshehtë me Rubion për njohjen e Kosovës”/ Ish-ambasadori serb zbulon prapaskenat: Vuçiç do e pranojë për të qëndruar në pushtet
Vetëm pas gati një muaji pasi Gjykata Supreme ktheu në rigjykim rastin “Kleçka” kundër Fatmir Limajt, Naser Krasniqit, Nexhmi Krasniqit dhe Naser Shala, tashmë po e njëjta Gjykatë ka miratuar kërkesën për rigjykim edhe të 6 ish-pjestarëve të UÇK-së, të akuzuar në këtë rast.
Të martën, trupi gjykues i Gjykatës Supreme e miratoi kërkesën e Prokurorit Special të EULEX-it, duke e kthyer në rigjykim lëndër kundër 6 të pandehurve të tjerë, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, dhe në këtë mënyrë rasti i ashtuquajtur “Kleçka” kthehet në rigjykim të plotë.
Ndër tjera, këta persona ishin akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile dhe të burgosurve të luftës. Mbrojtja e të akuzuarve e ka kundërshtuar një vendim të tillë të Gjykatës Supreme, e cila sipas tyre, nuk ka asnjë bazë ligjore.
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e ka kthyer në rigjykim lëndën për katër të pandehurit e tjerë, Fatmir Limajn, që gjatë luftës njihej si komandant Çeliku, dhe aktualisht deputet i PDK-së, dhe për Nexhmi e Naser Krasniqin, dhe Naser Shalë, të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim.
Gjykata Supreme i ka konsideruar si të pranueshme deklaratat dhe ditarin e dëshmitarit kryesor të këtij rasti, Agim Zogaj, i njohur si “Dëshmitari X”. Zogaj ishte gjetur i vdekur në shtator të vitit 2011 në Duisburg të Gjermanisë.
Top Channel