PS: Alarmi i varfërisë në vend

11/12/2012 19:50

Ekspertët e Partisë Socialiste kanë dashur të ndajnë me publikun disa tregues të fundit që vijnë nga institucionet më prestigjoze ndërkombëtare, të cilët sipas tyre dëshmojnë nivelin alarmant të varfërisë reale në Shqipëri.

”Sipas të dhënave të studimit të prillit të këtij viti të “UNICEF”-it, varfëria në këtë vit është prej 23%, ndërsa 10% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri ekstreme”, deklaroi Kosta Barjaba.

Sipas Barjabës, treguesit janë edhe më të përkeqësuar nëse referohen studimet e fundit nga Banka Botërore, të cilat e masin varfërinë në bazë të të ardhurave reale sipas fuqisë blerëse.

”Studimi dhe vlerësimet e fundit të BB-së për varfërinë në Shqipëri, krahasuar me të dhënat e rajonit, na ofrojnë një shifër të habitshme reale, ajo është 62,1%”, shtoi zoti Barjaba.

Matja e fundit zyrtare e varfërisë në Shqipëri është bërë në vitin 2008 dhe ekspertët e Partisë Socialiste kanë argumentat e tyre se përse që nga ajo kohë situata është përkeqësuar.

”Të gjithë jemi të vetëdijshëm që pas 2008-s kemi taksën e sheshtë, rënie ekonomike dhe rritje të çmimit të lëndës së parë, prandaj gjykojmë që është situata më keq se në 2008-n”, theksoi Ilir Beqja.

Sipas opozitës, veç varfërisë, një tjetër tendencë shqetësuese është dhe thellimi i pabarazisë që duket qartë në nivel rajonal edhe sipas vetë të dhënave zyrtare të INSTAT.

”Vërtet themi se kemi të ardhura sa 30% e europianëve dhe kjo është e vërtetë, por në Dibër ka të ardhura sa 10% e kështu me radhë edhe qarqet e fundit, Lezhë, Kukës, Shkodër, etj”, shtoi Beqja.

Ekspertët e PS-së thonë se programet kryesore me të cilat qeveria përpiqet të zbusë varfërinë dhe rritjen e pabarëzisë janë të dështuara. “Ndihma ekonomike që është programi i vetëm kundër luftës së varfërisë, mbulon vetëm 1/3 të nevojës së të varfërve dhe nuk mbulon as nivelin e varfërisë ekstrme që është një dollar për person”, theksoi deputeti i PS-së, Ilir Beqja.

Ulja e varfërisë dhe shpërndarja më e drejtë e të ardhurave janë shndërruar në dy nga kollonat kryesore të programit politik të opozitës, e cila është ka deklaruar publikisht ndryshimin rrënjësor të sistemit tatimor duke rikthyer taksën progresive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA