Prej orës 11 të mëngjesit të së martës në faqen zyrtare të Parlamentit
grek do të mbahen të publikuara për një muaj të gjitha deklarimet e
pasurive të politikanëve greke për vitin 2010.

Behet fjale per emrat e 508 personave midis tyre Presidenti, Kryeministri apo ish-Kryeministra, ministra, deputete, eurodeputete, kryetare partish, pergjegjes per financat e partive. Midis deklaratave te tyre bie ne sy deklarata e kryeministrit Andonis Samaras me disa prona te paluajtshme, aksione bankare si dhe depozita financiare.

Me konkretisht Kryeministri grek ka pasur te ardhura dy vjet me pare 190.000 euro ne vit, depozita 276.640 euro,rreth 25000 sterlina, 130.000 dollare, 3800 aksione, 12 prona te paluajtshme ne Athine, Mesini, Argolidhe dhe Evia si dhe 2 makina.

Shume i varfer duket se eshte kreu i opozites parlamentare lideri i te Majtes Radikale, Aleksis Tsipras, me vetem 81.000 euro te ardhura vjetore, 11.000 euro depozita bankare, nje shtepi dhe nje motociklete.Ndersa nga me te pasurit shfaqet kreu i socialisteve Evangjelos Venizellos me te ardhura vjetore pergjate 2010, 161.000 euro,depozita mbi 2 mln euro,55.800 aksione, 23 prona te palujtshme ne Selanik,Athine, Halkidhiki dhe Kardhitsa si dhe 2 makina.

Publikimi i pasurive te politikaneve greke behet nen hijen e reagimeve te shkaktuara nga lista Lagarde e cila permbante disa emra politikanesh apo te afermit e tyre, qe kane kryer evazion fiskal duke depozituar parate ne bankat e huaja. Gjithashtu sipas mediave vendase publikimi i deklaratave te pasurive te politikaneve greke ne kete menyre eshte perseri nje farse e radhes, pasi nuk sqarohet se si e kane perfituar kete pasuri, keta persona, pergjate karieres se tyre politike dhe a eshte e justifikueshme ne baze te te ardhurave qe ata kane marre.

Top Channel