Mali i Zi mund të shndërrohet në anëtarin e ardhshëm të Bashkimit Europian dhe NATO-s nëse do të qëndrojë në këtë kurs politik.

Kjo ishte deklarata e realizuar nga Gianfranco Fini, kryetari i dhomës së deputetëve italianë, gjatë një takimi me homologun e tij Krivokapiç.

Në fjalën e tij, Fini nënvizoi rolin stabizues të Podgoricës zyrtare në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu mbështetjen e Italisë për zbatimin e reformave të mëtejshme, të cilat do të forcojnë shtetin malazez, aspiratat europiane të tij dhe historinë e gjatë të marrëdhënieve midis dy shteteve.

Krivokapiç, nga ana e tij nënvizoi se falë mbështetjes së Romës dhe vendeve të tjera të BE-së, vendi i tij është i vetmi në Ballkan që ka nisur negocimet për anëtarësimin.

Gjatë vizitës në Itali, kryetari i Parlamentit Malazez u takua edhe me shefin e anti-mafias italiane, Pietro Grasso dhe ministrin e Brendshëm, Anna Maria Cancellieri, për të debatuar mbi kontrabandën dhe problemet e lidhura me pastrimin e parave dhe korrupsionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA