”Buxheti për artin është rritur me 27,1 mln lekë të reja. Investimet për sportin janë pothuajse në të njëjtat nivele si në vitin e kaluar, por mos harrojmë që viti i kaluar ka pasur edhe Lojrat Olimpike”.

Deklarata e Ministrit, Aldo Bumçi, për rritje të buxhetin të vitit 2013 të MTKRS ka sjellë debat në Komisionin e Medias, pasi anëtarë të tij e kanë kundërshtuar madje e kanë akuazuar atë për  mungesë të vizionit në drejtimin e këtij insticioni.  

”Është një buxhet që anon nga presioni, klientelizmi, se sa nga prioritetet e vërteta të kulturës, pasi hidhen 5 lekë këtu për një muze, 5 lekë për sportin, pra ka një ndarje që nuk garanton asnjë lloj përmirësimi”, deklaroi deputetja socialiste, Valentina Leskaj.

”Me keqardhje shoh se në 2013 ju jeni vetëm firmëtari dhe vetëm drejtuesi i një borderoje. MTKRS është një bordero me 817 mln lekë dhe një buxhet 1 mln euro”, iu drejtua ministrit Alfred Dalipi.

Për Mark Markun, “po ushqejmë një primitizëm, pasi nuk mbështesim vlerat e vërteta në art, por thjesht financojmë mbajtjen gjallë të tij”.

Ashtu si herët e tjera edhe në këtë seancë, deputeti i PS Fidel Ylli ka sulmuar ministrin Bumçi, duke deklaruar se sporti duhet trajtuar njësoj si degët e tjera të kësaj ministrie dhe buxheti i dhënë sportit është qesharak dhe fyes.

”Unë them që duhet të jemi më transparentë, më të saktë që kur të planifikojmë paratë për projekte, mos kthehen prapë paratë e sportit në buxhet. Keni dhënë 32 mijë dollarë për imazhin e Shqipërisë në Lojrat Olimpike, shumë qesharake dhe i dhatë në 20 gusht kur Olimpiada kishte mbaruar. Kur nuk rrit buxhetet dhe performancën, mos dalësh të thuash këtu që qeveria ka 100 halle dhe sporti është i 101-ti”, deklarata e ashpër e Fidel Yllit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA