
Përkundër të ftohtit, qindra të rinj kanë protestuar mbrëmjen e së hënës
në kryeqytetin serb me moton “kurrë kufi”, për shkak të zbatimit të
marrëveshjes për Menaxhim të Kontrolluar të Kufirit duke kërkuar
anulimin e zbatimit për shkak se siç kanë thënë, marrëveshja është
antikushtetuese.
Ata anë theksuar se nuk do të lejojnë të krijohen kufi dhe kanë kënduar këngë nacionaliste të siguruar nga policia. Ndërkaq, Partia Demokratike e Serbisë, e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Vojisllav Koshtunica ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të dhënë mendim rreth marrëveshjeve të arritura me Kosovën.
Megjithatë, për shumicën e qytetarëve marrëveshja është duke funksionuar dhe nuk ka pasur problem të tjera.
Top Channel