Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme në Rumani konfirmojne
fitoren e koalicionit të qendrës së majtë në pushtet. ‘Exit pollet’ i
japin unionit social-loberal te Kryeministrit Victor Ponta 57% te
votave, ndersa aleances rumania e djathte te presidentit Traian Basescu,
vetem 19%.

Kreu i ekzekutivit nxitoi te shpallte fitoren, por per cdo rast do t’i duhet te ndaje pushtetin me Basescun, mandati i te cilit perfundon ne 2014-ten.

“Ky ishte nje triumf i qarte me nje mazhorance absolute. Por do te doja t`i kerkoj te gjithe politikaneve, duke nisur nga presidenti, parlamentareve, anetareve te kabinetit te ardhshem te kuptojne se Rumanise i nevojitet nje periudhe paqeje, nje periudhe rindertimi, gjate te ciles te ringreme ne kembe ate cfare eshte shkaterruar”, tha Victor Ponta.

Ponta dhe Basescu jane te ngerthyer ne nje lufte te ashper pushteti qe kur Ponta mori freret e ekzekutivit ne muajin prill pas kolapsit te qeverise se meparshme te qendres se djathte. Te dy ata jane perplasur per kontrollin e televizionit shteteror dhe institutit rumun te kultures si dhe perpjekjet e hartimit te nje ligji te ri elektoral.

Mosmarreveshjet mes tyre jane bere shkak per bllokimin e herepashershem te marrjes se vendimeve politike. Ne muajin korrik, Ponta e pezulloi Basescun dhe u perpoq ta rrezonte. Por referendumi i mbajtur per kete ceshtje deshtoi, sepse nuk arriti pragun e nevojshem te pjesemarrjes.Perpara zgjedhjeve, Basescu la te kuptohej se mund te refuzonte ricaktimin e pontes si kryeminister, nje njeri te cilin kreu i shtetit e pershkruan si “mitomanjak”.
Popullariteti i Basescut ka pesuar nje renie dramatike qe nga momenti qe ai paraqiti masat e rrepta anti-krize dhe nje reduktim te pages ne sektorin publik. Rumania, vendi i dyte me i varferi Bashkimit Europian, eshte aktualisht ne negociata me FMN-ne per nje hua te re, sepse marreveshjes aktuale i perfundon afati ne fillim te 2013-tes.

Top Channel