Rumunët votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e tyre të ri, ku sondazhet favorizojnë koalicionin e qendrës së majtë të udhëhequr nga kryeministri Victor Ponta.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve pritet të jetë vital për qendrueshmërinë politike në vend. Korespondenti i BBC-së në Bukuresht thotë se një fitore e Victor Ponta-s mund të rigjallërojë konfliktin e tij me presidentin Traian Basescu të qendrës së djathtë.

Basescu ka deklaruar se do të mandatojë për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve një ‘emër sipas interesave të qytetarëve’, por analistët thonë se vështirë që Basescu të propozojë Ponta-n. Me shumë gjasa emri i mandatuar prej tij, në rast të një fitoreje të së majtës, do të jetë një emër dytësor i koalicionit, duke interpretuar Kushtetutën e vendit që nuk përcakton nëse i mandatuari duhet të mbërrijë nga forca politike që merr shumicën e votave apo një tjetër emër kur bëhet fjalë për koalicione.

Propozimi i një tjetër emri do të shyste vendin në krizën e para disa muajve, ku kryeministri dhe presidenti u përplasën ashpër me njëri-tjetrin, aq sa të majtët e Victor Pona-s u përpoqën ta shkarkojnë atë në parlament, por pa ia arritur dot.

Top Channel