Jetëshkurtër ka qenë “kërcënimi” i PDK-së në pushtet për rishikimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Kështu u raportua të dielën nga e portali “Telegrafi”, i cili citoi fjalët e kryetarit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit.

Dy javë më parë, pas arrestimit nga EULEX-i të deputetit Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarve të tjerë për rastin “Kleçka”, maxhoranca deklaroi se do të ndërmerrte një nismë për rishikimin e mandatit të këtij misioni, por ky qëndrimi ka qenë jetëshkurtër.

”Do të konsultohemi me të gjitha grupet parlamentare. Për momentin, nuk ka asgjë për të komentuar”, deklaroi të dielën Grabovci, duke mohuar kështu nisjen e kësaj procedure.

Ndërkohë, një burim i “mirëinformuar” brenda partisë, deklaroi për të përditshmen “Koha Ditore” se në të vërtetë, rishikimi i mandatit të EULEX-it nuk është marrë kurrë parasysh dhe se deklarata ka pasur eksluzivisht vetëm qëllim për të dënuar arrestimin e Limajt në publik.

Sipas të njëjtit burim, rishikimi i mandatit të EULEX-it mund të bëhet vetëm me iniciativën e presidentit ose të qeverisë dhe jo të grupeve parlamentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA