
Tre fëmijë të një familjeje të moshës 5, 7 dhe 15 vjeç kanë humbur jetën pasi ka marrë zjarr shtëpia ku ata banonin.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Mesohori të Kavales, 160 km në lindje të Selanikut. Nga informacionet e para sipas dëshmitarëve okularë, shtëpia ka marrë zjarr rreth orës 4 e 40 minuta të mëngjesit dhe prindërit së bashku me gjyshen që jetonte me ta, kanë mundur të dalin jashte duke kërkuar ndihmë të dëshpëruar nga fqinjët.
Por zjarri ka përpirë gjithë shtëpinë dhe pasi kanë mbërritur zjarrfikësit, janë gjetur tre vëllezerit e vdekur në një prej dhomave të saj.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rëniës së zjarrit që thuhet se ka filluar nga soba e ngohjes, ndërsa brigadat e zjarrfikësve, po përpiqen të kontrollojnë zjarrin të mos përhapet në shtëpitë përreth.
Top Channel