“Marrëveshje e fshehtë me Rubion për njohjen e Kosovës”/ Ish-ambasadori serb zbulon prapaskenat: Vuçiç do e pranojë për të qëndruar në pushtet Policia greke ka mundur të verë në pranga një prej katër grabitësve të
armatosur që terrorizuan një lagje të tërë në kryeqytetin grek.
Sipas policise, nje 24-vjecar shqiptar u ndalua gjate oreve te nates ne vendin e quajtur Erithrea, nje nder lagjet rezidenciale te Athines. Mbremjen e se enjtes, i arrestuari dhe tre persona te tjere, per te cilet policia thote se dhe ata jane shqiptare,hynë në një banese ne kete zone, ku dhe nen kercenimin e armeve munden te grabisin nje cante me 17.000 euro.
Pronaret e baneses lajmeruan policine qe mberiti pak minuta me vone.Te gjendur nen kercenimin e forcave te rendit, kater banditet qelluan kunder tyre me automatike kallashnikove. Shkembimi i zjarrit zgjati per gati 20 minuta, e ne vazhdim grabitesit arriten te rrembejne makinen e nje prej gazetareve me te njohur ne vend Maqis Triandafilopulos,i cili po kthehej ne shtepine e tij.
Te ndjekur prej policise, grabitesit humben kontrollin e automjetit dhe u rrezuan ne nje perrua.Operacioni per gjetjen e tyre zgjati gjithe diten, por vetem gjate oreve te para te mengjesit te se shtunes u be i mundur arrestimi i njerit prej autoreve. Menjehere pas ndalimit,policia eshte rikthyer ne zone dhe po vazhdon kerkimet per grabitesit e tjere. Ne operacion marrin pjese edhe forcat speciale EKAM dhe nje helikopter i pajisur me kamera termike.
Top Channel