Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të dëshmojë së shpejti para Kongresit lidhur me sulmet në Bengazi që u morën jetën katër shtetasve amerikanë, mes të cilëve edhe ambasadorit Chris Stevens.
Clinton do të dëshmojë pak pas publikimit të raportit përfundimtar për ngjarjen në fjalë nga ana e Departamentit të Shtetit. Publikimi i këtij raporti pritet të ndodhë javën e ardhshme dhe më shumë mundësi, brenda po kësaj jave, do të mbërrijë dëshmia e Clinton e cila pritet të jetë publike dhe me praninë e mediave.
Katër amerikanë gjetën vdekjen në sulmet e 11 shtatorit të këtij viti në konsullatën amerikane në qytetin lindor libian, Bengazi. Sulmet ndaj zyrës diplomatike amerikane mbërritën pas publikimit në SHBA të një filmi “ofendues” për profetin Muhamed.
Atentati në Bengazi u shndërrua në një temë në debatin e ashpër gjatë garës presidenciale mes Barack Obamas dhe rivalit të tij republikan, Mitt Romney. Republikanët akuzuan administratën demokrate se u kap e papërgatitur nga sulmet, ndërsa vetë këta të fundit, njoftuan më vonë se bëhej fjalë për një sulm të mirëorganizuar terrorist, dhe jo të rastësishëm.
Top Channel