
Më shumë sesa një ditë përkujtimi për lëvizjen e dhjetorit të 1990-s,
Kryeministri Sali Berisha foli përpara të rinjve për kundërshtarët
politike, kur i konsideroi ata pasuesit e regjimit komunist, që po
njësoj, siç tha ai, kanë bllokuar bashkimin e vendit me Europën.
“Pas 22 vitesh, bijtë e etërve që ngujuan Shqipërinë në izolimin më të egër në historinë e saj përdorin votën e tyre në Parlament, pushtetit që iu kanë dhënë qytetarët, për të bllokuar ëndrrën tuaj europiane, për të bllokuar projektin tuaj europian”, tha Berisha.
Kreu i maxhorances edhe nga takimi me te rinjtë renditi ato qe ai i cilesoi si arritjet ekonomike te qeverisjes se tij perballe nje Europe ne krize, çka ben te sigurtë sipas fitoren edhe te nje mandati te trete.
“Se ju të rejat dhe të rinjtë e Shqipërisë po prisni me padurim që me 23 qershor të vitit që vjen të rrëzoni me votën tuaj të lirë murin e bllokimit të ëndrrës suaj europiane që kanë ngritur pinjollët e bllokmenëve hoxhistë. Të humbur kanë qenë gjithmonë ata që janë përballur me ju, ne do të fitojmë”, tha Berisha.
Kreu i Qeverisë, ashtu si edhe në të gjitha deklaratat e pas 28 Nëntorit foli për shqiptarizmën dhe arritjet e medha te shqiptareve, qe vertetë jetojne te ndare ne pese shtete, por jane tani te lire.
Edhe Berisha në Facebook
Ndërsa prej shumë kohësh ka ironizuar kreun e opozitës Edi Rama për aktivizimin e tij ne Twitter, kryeministri Sali Berisha i dorëzohet tundimit për t’u përfshirë në rrjetet sociale duke hapur profilin e tij në Fcabook, por jo vetëm kaq.
Kjo ishte një gjetje e tij, e ruajtur për t’u lançuar në Ditën e Rinisë, që më së shumti është tashmë aktive në këtë rrjet në internet.
Sipas faqes së kreut të mazhorancës, ai i është bashkuar këtij rrjeti ditën e mërkurë të kësaj jave, ndërsa ditën e premte ka hedhur fotot e tij të para që fiksojnë momente pune dhe një takim me njerëzit. Por statusin e parë, ai e ka bërë pasi ka lançuar nga takimi me të rinjtë hapjen e profilit.
“Sot iu bashkova në FB. Duket shumë praktik në iPad. Unë do të dërgoj përditësime dhe fotografi dhe mezi pres të bisedoj me ju. Ju lutem ndani këtë faqe me miqtë dhe familjen tuaj. SB”, është statusi i parë i kreut të mazhorancës.
Kryeministri ka shkruar në të edhe numrin e telefonit dhe njofton se është aktiv edhe në What’sUp, një tjetër aplikacion komunikimi virtual po ashtu më së shumti i përdorur nga të rinjtë, edhe sepse është falas.
Në këto orë të para të hapjes së llogarisë në FB, kryeministri Berisha ka marrë komente të shumta nga ata që e pëlqejnë gjetjen e tij edhe në këtë hapësirë, por që edhe e kundërshtojnë si jo serioze për një kryeministër.
Ndërsa pëlqimi i parë dhe i vetëm që vetë kreu i mazhorancës ka bërë deri tani është faqja zyrtare e Partisë Demokratike.
Top Channel