Vdes infermierja që nxorri sekretet e Kate

07/12/2012 00:00

Punonjësja e spitalit King Edward VII, që ra viktimë e mashtrimit të një radioje australiane duke u dhënë atyre informacione mbi shtatzaninë e Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton, u gjet e pajetë në një banesë në qendër të Londrës.

Policia britanike gjeti trupin e pajetë të Jacintha Saldanha, infermiere në spitalin King Edward VII, ku para pak ditësh qendroi e shtruar Dukesha Kate. Dyshimet e para të autoriteteve britanike është se bëhet fjalë për një vetëvrasje, por asgjë nuk është përfundimtare dhe hetimet kanë nisur.

Spitali ku ishte e punësuar prej më shumë se 4 vitesh Saldanha lëshoi një deklaratë ku shprehte ngushëllimet për humbjen e jetës së saj.

“Ne mund të konfirmojmë se Jacintha ishte viktimë e një telefonate mashtruese në spital. Ajo ishte një infermiere e shkëlqyer dhe spitali e mbështeti që të kalonte këto momente të vështira”, thuhet në deklaratën e spitalit King Edward VII.

Edhe Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë shprehur “keqardhjen e tyre të thellë” për humbjen e jetës së infermieres.

Gjatë kohës që bashkëshortja e William qendroi nën kujdesin e mjekëve, një radio australiane mori në telefon spitalin për të kërkuar informacione rreth shëndetit të Kate duke u prezantuar si Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Charles.

Duke mos menduar më të keqen, infermierja u dha informacion të detajuar që menjëherë u përhap nga radio e më pas u mor edhe nga mediat e tjera. Rasti alarmoi Buckingham Palace, ndërsa vetë spitali tha se do të niste një hetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA