Tregtia, SHBA zemëron Rusinë

07/12/2012 00:00

Senati Amerikan është bërë të enjten “teatri i absurdit” për Moskën. Ky koment është bërë pasi Uashingtoni ka votuar në favor të tregtisë së lirë me Rusinë, por duke miratuar gjithashtu edhe një listë me emra që nuk mund të shkelin më në territorin amerikan.

Senatori republikan, John McCain tha se është cuar një sinjal i fortë për presidentit rus, Vladimir Putin dhe plutokracisë ruse, se abuzimet me liritë dhe të drejtat e njeriut, nuk do të tolerohen dhe do të marrin përgjigjen që meritojnë.

Lista me personat e padëshiruar përfshin ata që kanë patur një rol në vrasjen e avoktatit kundër korrupsionit, Sergei Magnitski që vdiq në burg në vitin 2009. Masa sanksionuese kundrejt disa zyrtarëve rusë, për këtë arsye ka marrë emrin e avokatit.

Sipas ligjit, SHBA do të ndalojë hyrjen në territorin e saj dhe do të ngrijë asetet e zyrtarëve rusë të përfshirë në abuzimet me të drejtat e njeriut.

Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar këtë vendim, si një performancë të teatrit absurd. Një zyrtar i lartë rus tha për agjencisë Intertas se Moska mund të miratojë një ligj të ngjashëm për Amerikën.

Presidenti amerikan që duhet të firmosë ligjin, ka shprehur mbështetjen për të. Javën e kaluar kryeministri rus, Dmitri Medvedev paralajmëroi se miratimi i masës “Magnitski’ do të ngjallte reagime të ashpra në vendin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA