Siri, luftime në Damask

07/12/2012 00:00

Periferia e kryeqytetit sirian, Damask është tronditur gjatë mbrëmjes së të enjtes nga bombardime ajrore dhe me artileri të rënda.

Aktivistë anti-regjimit raportojnë luftime të ashpra në qendër të kryeqytetit mes trupave ushtarake besnike të regjimit të presidentit al-Assad dhe dezertuesve.

Konflikti është përhapur në të gjithë zonën në jug të Damaskut, ku edhe ndodhet aeroporti ushtarak i kryeqytetit sirian. Një burim thotë për agjencinë e lajmeve ANSA se ka parë kolona të mëdha tymi të bardhe në lagjen mezë.

Një video e postuar në internet nga rebelët tregon një kazermë ushtarake të marrë nën kontroll nga rebelët. Sipas agjencisë shtetërore, SANA gjatë mbrëmjes, një atentat “terrorist” ka shkaktuar shumë të plagosur.

Mësohet se ka patur një shpërthim pranë një furre buke dhe një stacioni autobusi. Bilanci sipas SANA-s është 1 i vdekur dhe dhjetra të plagosur, por sipas aktivistëve viktimat janë pesë.

Observatori Sirian me seli në Londër thotë se ushtria qeveritare po përdor armët kimike, ndërsa raporton se bilanci i luftimeve të ditës së enjte është 40 të vdekur dhe asnjëri prej tyre nuk është ushtar apo militant i rebelëve të armatosur.

Numri i viktimave të shkaktuara nga konflikti në Siri, që nga nisja e tij, shkojnë në të paktën 42 mijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA