SHBA, papunësia ulet në nivele rekord

07/12/2012 00:00

Ekonomia amerikane krijoi “befasisht” 146 mijë vende të reja punë përgjatë muajit nëntor duke ulur nivelin e papunësisë në ekonominë më të madhe botërore në 7.7 përqind, niveli i ulët në 4 vitet e fundit.

Hapja e vendeve të reja të punës për muajin e fundit është tej parashikimeve më optimiste. Analistët deklarojnë se shtysë të fortë në hapjen e vendeve të reja të punës dha stuhia që goditi Brigjet Lindore të SHBA-së në fillim të nëntorit.

Stuhia, përvec viktimave la pas edhe shkatërrim e kaos. Shtetet e goditura në bashkëpunim me autoritetet federale, hapën portofolet për të rimëkëmbur dhe rikthyer në normalitet këto zona. Nga kjo përfituan mijëra njerëz që u punësuan me misionin për të rimëkembur zonat e shkatërruara, thonë analistë dhe specialistë të ekonomisë.

Por autoritetet amerikane, edhe pse pranuan se shkatërrimi që la pas uragani “Sandy” punësoi shumë persona, refuzuan t’i japin këtij fenomeni meritë thelbësore në uljen e papunësisë në nivel kombëtar.

“Të dhënat dhe analizat tona na çojnë në përfundimin se uragani Sandy nuk ka ndikuar thelbësisht në uljen e papunësisë në nivel kombëtar për muajin nëntor”, deklaroi John Galvin, komisioner në Zyrën e Statistikave të Punësimit.

Që prej muajit korrik, ekonomia amerikane vazhdimisht ka ulur nivelin e papunësisë, por që prej vitit 2008, kjo është hera e parë që raportohen nivele kaq të ulta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA