SHBA, luftanije drejt Koresë së Veriut

07/12/2012 08:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvendosin pjesë të flotës së tyre në afërsi të Koresë së Veriut, për të ndjekur lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi, që vendi komunist ka lajmëruar se do të lëshojë më vonë gjatë muajit.

Zyrtarisht, sipas një deklarate të publikuar të premten nga Pentagoni, luftanijet zhvendosen në afërsi të ujrave territorialë të vendit komunist për të qenë në “gatishmëri të plotë” për çdo rrethanë.

Qeveria japoneze, nga ana e saj, ka lëshuar një urdhër ushtrisë që të qëllojë dhe rrëzojë raketën, nëse do të kalojë në hapësirën ajrore japoneze.

Korea e Veriut ka lajmëruar se do të lëshojë raketën midis datave 10-22 dhjetor, me qëllim dërgimin e një sateliti në hapësirë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe shumica e vendeve të OKB-së kanë kundërshtuar një plan të tillë, me argumentin se testimet ndalohen nga një konventë ndërkombëtare, që kufizon testimet e teknologjisë raketore.

Korea e Veriut realizoi një testim të ngjashëm në prill 2012, por atëherë raketa qëndroi në fluturim për vetëm pak kohë, përpara se të rrëzohej në ujrat e gadishullit Korean.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA