Shakaja e kryeministres Gillard

07/12/2012 01:15

Kryeministrja e Australisë, Xhulia Gillard parashikon fundin e botës. Duket serioze, po aq sa mesazhi që duhet të japë.

“Shokë të mbetur dhe të dashur australianë. Fundi i botës po vjen. Nuk është çmimi i qymyrgurit, por duket se kalendari Maja ka të drejtë”.

Por e gjitha është thjesht një video e regjistruar për një emision satirik të Radios “Triple Xhej”, që i referohet predikimit Maja për përmbysjen e botës më 21 dhjetor të këtij viti. Ajo thotë se, ndërsa shkencëtarët nuk konfirmojnë dot asgjë, radio “Triple Xhej”, që transmeton emisionin “Fundi i Botës”, ka të drejtë.

“Nëse goditja e fundit do të vijë nga mumjet njeri-ngrënëse apo nga përbindëshat demoniake, duhet të dini një gjë, unë gjithnjë do të luftoj për ju deri në fund”.

Në fund, ajo bën shaka dhe thotë se me fundin e botës do të shpëtojë edhe nga emisioni “Pyetje- Përgjigje” e ABC, ku intervistohen politikanë dhe njerëz të njohur. Radio “Triple Xhej” do të transmetojë emisionin “Fundi i Botës” të premten më 7 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA