Serbët e veriut nuk do ta pengojnë zbatimin e marrëveshjes për Kontrolli të Menaxhuar të Kufijve, pasi kanë marrë garanci nga krerët e shtetit serb se kërkesat e tyre janë respektuar gjatë takimeve të fundit në Bruksel.
Një delegacion i serbëve të veriut ka biseduar për disa orë me përfaqësuesin e Beogradit, duke theksuar kërkesat e tyre, në lidhje me refuzimin e pagesës së doganave për veriun apo mosndryshimin e dokumenteve, por pa kërcënuar për bllokimin e procesit.
Mediat serbe kanë shkruar se kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka toleruar pas presionit të bërë nga bashkësia ndërkombëtare për respektimin e kërkesave serbe, ndërsa në veri ku janë vendosur barrikadat e reja, Këshilli i Komunave Veriore do të diskutojë për heqjen e tyre.
Kisha Ortodokse Serbe, përkatësisht patriarku Irinej, ka theksuar se deklarata e mëparshhme për moszbatimin e marrëveshjeve nuk është shkruar nga Këshilli i Shenjtë, nuk është lëshuar nga kisha dhe distancohet nga ajo.
Serbia, përveç kësaj, ka paralajmëruar se me datën 17 dhjetor, në kuvend, do të paraqes platformën e saj për Kosovën.
Top Channel