Rusia “shpëton” nga Ukraina

07/12/2012 00:00

Rusia po forcon pozicionin e saj si furnizuese me gaz e Evropës. Me
ndërtimin e gazsjellësit South-Stream, Moska e ul ndjeshem varësinë nga
vendi tranzit Ukrainë dhe minon projektin evropian Nabucco.

Vladimir Putin po merret personalisht me kete ceshtje, thote Deutsche Welle. Presidenti rus e ka shpallur fushë të kompetencave të tij ngritjen e vendit ne nivelin e nje superfuqie energjitike. Sot shënohet një arritje tjetër në këtë rrugë. Në afërsi të plazhit Anapa, në Detin e Zi, nis saldimi i tubave te pare të gazsjellësit South-Stream. Linja e furnizimit fillimisht do të kalojë për rreth 900 km nën ujë, e pastaj, ne afërsi të portit bullgar Varna, do të dalë mbi tokë.

Prej atje, gazi rus do të kalojë përmes Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë deri në Itali.  Ky projekt që kushton disa miliarda euro mbështetet nga koncerni energjitik rus, Gazprom. Ai ka gjysmën e kapitalit në konsorciumin e South Stream Transport. Aksionerë të tjerë janë koncerni italian ENI, me 20 përqind si dhe EDF franceze e Wintershall gjermane, një shoqëri bijë e BASF, që mbajnë 15 përqind të aksioneve.

Kryetar i këshillit administrativ të konsorciumit është ish-kryetari i bashkisë së Hamburgut, Henning Voscherau. Sipas të dhënave zyrtare, projekti do të përfundojë në fund të vitit 2015 dhe do të transportojë çdo vit 63 miliardë metra kub gaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA