Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka qëndruar të premten në Preshevë, ku ka vizituar filialin e një ndërmarrjeje për prodhimin e mobiljeve.

Nikoliç nuk është takuar me asnjë nga përfaqësuesit e pushtetit lokal të Preshevës, si dhe me asnjë nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe serbe.

Sipas raportimeve të “Express”, vizita e sotme e Nikoliç është e para që ai i bën komunës së Preshevës që kur është zgjedhur president.

Lidhur me këtë vizitë deri tani nuk është prononcuar asnjë zyrtar, si nga përfaqësuesit e pushtetit lokal, ashtu edhe nga partitë politike.

Së fundmi në Preshevë janë verifikuar tensione mes faktorit politik shqiptar dhe atij të Beogradit, për shkak të vendosjes së një përmendoreje të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Vetë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç kërkoi muajin e kaluar nga shqiptarët që të hiqnin përmendoren, duke e cilësuar veprimin e tyre si një provokim të panevojshëm ndaj të cilit shteti duhet të reagojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA