Policia malazeze dhe metereologët paralajmëruan të premten për të ashtuquajturin “ciklon malazez”, i cili do të sjellë rreshje të dendura dëbore dhe shiu në pothuajse të gjithë territorin e fqinjit tonë verior.

Lajmi u raportua të premten nga e përditshmja malazeze “Vijesti”.Autoritetet kanë paralajmëruar se duke nisur nga dita e sotme, gjatë të gjithë fundjavës, mund të ketë probleme në qarkullimin rrugor dhe bllokime të zonave të ndryshme të vendit.

Dëbora do të jetë e mirëpritur në disa prej destinacioneve malore, si Kolashin dhe Zabljak, që përgatiten për të pritur turistët dimërorë, por pritet me ankth nga shumica e banorëve të vendit me 650 mijë banorë, të cilët kujtojnë ende pasojat e dimrit të ashpër të një viti më parë.

Si rrjedhojë e temperaturave nën mesataren historike dhe rreshjeve të dendura, shumë zona në Malin e Zi mbetën të bllokuar për disa javë në fillim të 2012-s, duke detyruar autoritetet që të furnizonin banorët nga ajri nëpërmjet helikopterëve ushtarakë.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA