Japoni, frikë pas tërmetit

07/12/2012 00:00

Eshtë tërhequr pas dy orësh alarmi i tsunamit në verilindje të Japonisë,
pasojë e një tërmeti të dhunshëm 7,3 ballë të shkalles Rihter në
paqësor. Epiqendra e termetit ishte ne det, rreth 460 kilometra larg
Tokios e ne nje thellesi prej 36 kilometra.

Por pavaresisht kesaj, ndertesat ne kryeqytet u lekunden me force ndersa ne prefekturen e Miagit, u raportuan dallge deri ne 2 metra te larta.     

Per vendin qe ende i ka te hapura plaget e termetit shkaterrues dhe tsunamit te 2011-tes, episodi ishte trondites, ndonese nuk ka te dhena per viktima apo deme te konsiderueshme materiale.

Mijera vete humben jeten marsin e vitit te kaluar, ndersa Japonia u perball me krizen me te rende berthamore prej nje cerek shekulli. Tani, me sistemin e paralajmerimit te shpejte, autoritetet vendase, sipas BBC-se, arriten te leshonin nje paralajmerim per termet pak perpara se ai te ndodhte vertete. ‘Kujtoni termetin e vjetshem’, therrisnin fqinjet e largohuni drejt zonave me te larta, tha per teleshikuesit nje prezantues i televizionit shteteror NHK.

Urdhra evakuimi u shperndane per rajonet me te rrezikuara nepermjet rrjetit social Twitter. Sirenat e alarmit rane edhe ne njerin prej qyteteve me te goditura nga lekundjet e vjetshme sizmike, Ishinomaki.Por pavaresisht frikes qe mbolli sidomos ne Fukushima termeti i ri, kompania qe menaxhon centralet berthamore te vendit, Tepco njoftoi se ne kompleksin e Daicit, nuk ka pasur asnje anomali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA