Ish-kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva, do të përballet në një gjykatë me akuzën e vrasjes, pasi urdhëroi dy vjet më parë që ushtria të shtypte në mënyrë të dhunshme protestat në vend.
Autoritetet kanë ngarkuar Abhisit dhe ish-zëvendëskryeministrin me vrasjen e një shoferi taksie, gjatë trazirave dhe kaosit që pushtoi rrugët e Bangkokut në vitin 2010.
Hetimi për vetëm një vrasje, në vend të 90 të tillave dhe qindra plagosjeve është vendosur nga vetë gjykata, që synon të shkurtojë dhe thjeshtëzojë procesin e drejtësisë.
Sipas hetuesve, ishte vetë kryeministri ai që urdhëroi ushtarët që të përdorinin plumba të vërtetë, në vend të atyre të gomës, gjatë manifestimeve në fjalë.
Tajlanda u përfshi nga tensionet në vitin 2010, kur mbështetësit e Abhisit u përballën me atë të ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, i rrëzuar nëpërmjet një grushti shteti në 2006-n.
Abhisit u largua nga pushteti në vitin 2011, kur u zëvendësua nga e motra e ish-kryeministrit, Yingluck Shinawatra.
Top Channel