Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar është shprehur optimist për nisjen e bisedimeve për nënshkrimin e MSA-së mes Brukselit dhe Kosovës.
Opinionin e tij Zhbogar e ka dhënë gjatë një vizite në qytetin e Ferizajt, ku është takuar me kryetarin e komunës, Agim Aliu. Zhbogar ka thënë, se Bashkimi Evropian ka në axhendën e vet ndihmën për proçesin integrues të Kosovës.
“Besoj se BE-ja do të konfirmojnë rekomandimet që kanë dalë nga Studimi i Fizibilitetit dhe do të miratojnë fillimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocimin dhe ky do të jete një hap i madh përpara për Kosovën”, ka deklaruar Zhbogar.
Kosova shpreson që të marrë dritën jeshile për nisjen e MSA-së, përmes të cilës synon të arrijë më pas liberalizimin e vizave në zonën Schengen.
Qeveria kosovare ka deklaruar se do t’i plotësojë në kohë rekord rekomandimet e dhëna nga Brukseli për të arritur këtë objektiv kaq të rëndësishëm për kosovarët.
Top Channel