Washington, ligjërohet zotërimi i marijuanës

06/12/2012 00:00

Nga sot në shtetin amerikan të Washingtonit, zotërimi i marijuanës do të
ligjërohet për të gjithë personat mbi 21 vjeç, që do të kenë mundësinë
të mbajnë me vete 28 gramë kanabis.

Konsumi ne publik megjithate do te vazhdoje te konsiderohet ilegal. Nje muaj me pare, votuesit ne Washington e Kolorado zgjodhen qe droga te ligjerohej. Por sipas eksperteve ka dy probleme te medha qe duhen zgjidhur. E para, deri ne dhjetor te 2013-s, nuk do te kete vende ku marijuana te shitet ligjerisht. E dyta, nje hapje e mundshme e letrave me qeverine federale qe e klasifikon kanabisin si lende te paligjshme narkotike, sepse nuk dihet si do te reagojne agjensite federale te zbatimit te ligjit ndaj ketij liberalizimi.

Jonathan Sullivan e ka perdorur marijuanen per arsye mjekesore.Ne shtetin e ëashingtonit, ajo eshte lejuar qe ne 1998-ten per njerezit me probleme shendeti. 

“Nuk me intereson cfare mendojne te tjeret. Nese do te me prangosin sepse perpiqem te lehtesoj pak dhimbjen, atehere le te me arrestojne, c`te them”, thotë Sullivan.

Mbeshtetesit e nismes insistojne se ajo nuk inkurajon shkeljen e ligjit. por nje prokurore rajonale ne Washington, Jenny Durkan, deklaroi se rritja, shitja apo zoterimi i sasive te medha te marijuanes do te mbetet e paligjshme ne baze te ligjit federal. Kjo droge, sipas saj, do te vazhdoje te renditet ne te njejten kategori me kokainen, heroinen dhe metamfetaminen, ndersa sqaron se vetem kongresi mund ta ndryshoje nje percaktim te tille.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA