Peres: Abas, partneri ynë për paqen

06/12/2012 00:00

Pavarësisht “sfidës” së suksesshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që i siguroi Palestinës statusin e shtetit vëzhgues të përhershëm joanëtar, presidenti izraelit, Shimon Peres mendon se kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas mbetet një partner serioz për paqen mes dy popujve.

“U përpoqa ta bind për të mos aplikuar në OKB, por nuk e binda dot. Por pavarësisht kësaj, mendoj që Peres mbetet partneri ynë serioz për paqe afatgjatë”, deklaroi presidenti izraelit.

Qendrimi i tij bie kryekëput ndesh me atë të qeverisë dhe partisë konservatore të kryeministrit Benjamin Netanyahu i cili që pas votimit në OKB ka lëshuar një lumë akuzash ndaj kreut të Fatah, që udhëheq palestinezët në Bregun Perëndimor, madje duke e akuzuar atë se nuk dëshiron paqen.

Ndërkohë, në Ramallah mbërriti Mbreti Abdullah i Jordanisë ku u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas. Monarku jordanez dënoi planet izraelite për ndërtimin e 3 mijë banesave të reja në Jeruzalemin Lindor, që sipas tij minojnë seriozisht shpresat për një shtet palestinez dhe paqe të përhershme në rajon.

“Ndërtimet e reja në territoret palestineze, në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor, ndajnë më dysh territoret palestineze dhe minojnë shpresat për ndërtimin e një shteti palestinez”, deklaroi Ministri i Jashtëm jordanez pas takimit mes Mbretit Abdullah dhe presidentit Abas.

Abdullah është udhëheqësi i parë i lartë që viziton territoret palestineze pas përmirësimit të statusit të tyre në OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA