Dy vjet pasi Hungaria vendosi të lehtësojë procedurat për marrjen e nënshtetësisë, 280 mijë persona janë pajisur me pasaportë.

Lajmi u denoncua të enjten nga e përditshmja serbe “B-92”, e cila shprehu shqetësimin e saj për faktin se shumica e atyre që kanë përfituar janë serbët dhe hungarezët etnikë të Vojvodinës, një krahinë deri në vitin 1918, pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze.

Komisioneri ministror për shtetësinë, Vecel Tamas, deklaroi për portalin “Vojvodina Today” se në dy vjet janë plotësuar 340 mijë aplikime, nga të cilat shumica dërmuese janë konkretizuar me marrjen e pasaportës.

”Interesi i qytetarëve për marrjen e nënshtetësisë hungareze nuk është zbehur dhe shumë aplikime të reja janë duke u realizuar”, shtoi Tamas.

Në një vendim të ngjashëm me propozimin e bërë këtë javë nga kryeministri Berisha, për t’i akorduar pasaporta të gjithë shqiptarëve kudo në botë, kryeministri Orban kaloi këtë ligj të shumëpërfolur në vitin 2010.

Megjithatë, pavarësisht fitimit të nënshtetësisë, shtetasit hungarezë jashtë territorit të vendit nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje, përsa kohë nuk trasnferohen si banorë rezidentë në vend.

Në të shkuarën, Beogradi zyrtar ka protestuar në disa raste, ndaj “përzgjedhjes abuzive” të përfituesve serbë të nënshtetësisë hungareze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA