“Dyert e NATO-s janë të hapura për anëtarësime të reja nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ditën e enjte Miroslav Lajçak, përgjegjësi i BE-së për rajonin dhe ish-ministri i Jashtëm i Sllovenisë.
Deklarata e zyrtarit, publikuar në të përditshmen boshnjake “Dnevni Avaz”, i referohej tre shteteve, Bosnje-Hercevovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
”Është për të ardhur keq që Bosnja humbi 2-3 vjet kohë për t’u bashkuar me Planin e Përbashkët e Anëtarësimit të NATO-s, por nga ana tjetër, vendi favorizohet nga fakti se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një prej objektivëve kryesorë të NATO-s, u shpreh Lajçak.
Sipas tij, në takimet që ka pasur me ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s, nuk ka konstatuar asnjëherë ndonjë rezervë në lidhje me planin e zgjerimit.
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia negociuan së bashku anëtarësimin, e konkretizuar në vitin 2009, por pa Maqedoninë, e mbajtur peng nga veto greke për çështjen e emrit.
Aktualisht, mbeten katër vende të Ballkanit Perëndimor të paanëtaësuara në NATO, vetë Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, por qeveria e Beogradit nuk ka shprehur ndonjëherë dëshirën për t’u bërë pjesë e aleancës dhe nuk ka nisur asnjë procedurë anëtarësimi.
Top Channel