
Zbatimi i marrëveshjes për pikëkalimet kufitare ka tensionuar
marrëdhëniet brenda faktorëve serb. Presidenti dhe Kryeministri serb
janë takuar mbrëmjen e së mërkurës për të diskutuar për këtë temë dhe
për rrjedhën e bisedimeve në Bruksel, pas takimeve të Kryeministrave
Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç.
Por, kësaj radhe janë shtuar faktorët që janë kundër Qeverisë në këtë projekt politik. Kisha Ortodokse Serbe, e cila është mjaft e rëndësishme për shoqërinë serbe, e sidomos për atë që ka interesim për Kosovën ka hartuar një plan të saj për Kosovën dhe ka kërkuar nga Presidenti e Qeveria të refuzojë marrëveshjen.
Në strategjinë ose letrën e Kishës, në të cilën kërkohet nga shteti të mos merret pjesë në vetëvrasjen e shtetit, por edhe mos pranimin e kufijve, e deri te heqjen e kampit të NATO-s Bondsteel në Kosovë. Ndërsa, pjesë e tensionimeve janë edhe serbët e veriut që kanë kërkuar edhe një takim tjetër me krerët e shtetit serb.
Top Channel