“Jemi në pikën kufitare në Merdarë… Kjo është njëra nga pikat kufitare, ku brenda pak ditësh do të fillojë të zbatohet marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, e arritur kohë më parë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Të mërkurën, pavarësisht reshjeve të dëborës, këta punëtorë nxitonin të kryenin sa më shpejt punët, në mënyrë që objekti të jetë i gatshëm për të pritur të dy palët më 10 dhjetor.

Po ashtu, në këtë datë, marrëveshja do të fillojë të zbatohet edhe në pikën tjetër kufitare, në Jarinjë, ndërsa ajo në Bërnjak dhe te Dheu i Bardhë, do të jenë funksionale më 31 dhjetor të këtij viti, e dy të fundit do të funksionalizohen në një fazë të mëvonshme.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, Kosova do të ketë Policinë e Kosovës, Doganat dhe Agjencitë e tjera, ndërsa në anën tjetër do të jetë pala serbe, e përfaqësuar me institucionet e veta.

Sipas marrëveshjes, në Merdarë pala serbe do të afrohet me objekt afër pikës doganore të Kosovës. Në Jarinjë do të jetë pala kosovare, e cila do të afrohet afër pikës doganore të Serbisë, dhe në këtë mënyrë reciproke do të veprohet edhe me pikat tjera.

Kjo do të zgjasë deri sa të bëhen objektet e përbashkëta, të cilat do të ndërtohen më vonë me fonde të Komisionit Europian.

“Objektet e përbashkëta bëhen në fazë të mëvonshme dhe mund të fillojnë në vitin 2013 e mund të përfundojnë rreth vitit 2016 me fonde të Komisionit Europian”, tha Bajram Rexhepi, ministër i Brendshëm.

Në anën tjetër, kundër zbatimit të marrëveshjes së IBM-it janë shprehur përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës pasi, sipas tyre, kjo marrëveshje e vendos kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, të cilët gjatë së martës kanë bllokuar punimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA