
Për herë të dytë brenda një viti Agjencia e Vlerësimit të Kreditit,
Standard & Poor’s, e ka zhvlerësuar Greqinë në nivelin më të ulët
për sa u përket bonove të thesarit, ose siç thuhet në gjuhën e financave
në statusin e “falimentit të përzgjedhur”.
Agjensia e ka ulur me pese faza shkallen e vleresimit per ekonomine greke pasi tregjet financiare do te bejne nje rivleresim te ri te letrave me vlere, perderisa Athina ka filluar qysh prej dates 3 dhjetor per 15 dite ,programin e ri te riblerjes se bonove te thesarit, si pjesë e masave për të cilat është rënë dakord nga kreditoret e saj si kusht për dhënien e këstit të radhës.
Megjithese bankat greke dhe disa fonde financiare te ndryshme ne vend nuk kane shprehur deshiren per te marre pjese ne kete program ,pasi u jane reduktuar kapitalet ne gati 52% nga shkembimi I pare I bonove qe u krye para disa muajsh, ministri grek I Financave eshte shprehur optomist se do te kete nje perqindje te madhe te poseduesve te letrave me vlere ne sektorin privat qe do te hyjne ne kete program ,qe vleresohet se do te ule borxhin e Greqise me gati 10 miliard euro dhe kjo do te sjelle nje vleresim te ri pozitiv per Greqine nga agjencite financiare ne kete faze.
KryeministriSamaras dhe ministri i Financave, Janis Sturnaras, kane deklaruar se qeveria do të kontribuojë me të gjitha forcat e saj në mënyrë që pjesëmarrja e mbajtësve të bonove në programin e riblerjes, të jetë maksimalisht e mundshme dhe te largohet reja toksike e falimentimit që kishte helmuar jetën ekonomike dhe sociale te vendit.Sipas burimeve qeveritare, Greqia do marre kestin e ndihmes prej 31.5 miliard euro ne 13 dhjetor.
Zhvillimet e reja financiare ndodhin ne nje kohe kur qeveria greke ne kuadrin e sfides se madhe te riorganizimit te shtetit, po perfundon edhe sistemin e ri te tatim taksave qe vleresohet se do te jete i ndare ne tre shkalle sipas te ardhurave ne menyre qe te mos rendohen shtresat e varfera te popullise. Baza kryesore e tij vleresohet te jete lufta ndaj evazionit fiskal qe e ka bere Greqine vendin me te korruptuar nga 27 vendet anetare te BE.
Top Channel