Egjipt, tanke para pallatit presidencial

06/12/2012 00:00

Ushtria egjiptiane ka vendosur tanket dhe trupa të armatosura jashtë pallatit presidencial në Kajro, pas përleshjeve mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Mohammed Morsi.

Rrugët e kryeqytetit tani raportohet të jenë të qeta, pas dhunës së mëhershme që la të paktën tre persona të vdekur dhe qindra të plagosur.

Egjipti po përjeton kryengritje të mëdha në lidhje me projekt/kushtetutën e kontestuar, me qeverinë që insiston se referendumi për të do të mbahet gjatë këtij muaji.

Korrespondenti i BBC në Kajro deklaron se përleshjet janë zhvillimet më të rrezikshme që regjistrohen në Egjipt, ku kriza politike sa vjen e rritet.

Sipas reporterit, dhuna, për të cilën liderët e opozitës fajësojnë zotin Morsi dhe partinë islamike Vllazëria Myslimane, ishte e ngjashme me taktikat e përdorura nga ish-presidenti Hosni Mubarak gjatë revolucionit.

Mbështetësit e zotit Morsi iu përgjigjën një thirrjeje për t’u mbledhur jashtë pallatit presidencial, në zonën Heliopolis, gjatë së mërkurës.

Kundërshtarët laikë të presidentit ishin gjithashtu të zhvendosnin protestën e tyre atje, pasi dhjetëra mijëra prej tyre rrethuan pallatin ditën e martë.

Gurë dhe bomba molotov u hodhën dhe madje u raportua për të shtëna armësh pasi mbështetësit e kreut të shtetit çmontuan disa nga tendat e ngritura nga kundërshtarët.

Më vonë Vllazëria u bëri thirrje të gjitha palëve që të tërhiqen në të njëjtën kohë dhe u kërkoi të mos ktheheshin më aty, duke parë simbolikën e pallatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA