4 të vdekur nga fundosja e anijes së mallrave

06/12/2012 01:35

Aksidenti ndodhi në gjirin e Belgjikës e Holandës, pasi anija “Baltic Ace” u fundos, teksa ishte nisur nga Zeebrugge.

13 anëtarë të ekuipazhit të anijes janë shpëtuar, por 7 prej tyre janë ende të zhdukur në ujërat e akullta.

Një helikopter me kamera me rreze infra të kuqe ka nisur operacionin masiv të shpëtimit nga ajri e deti, pasi erërat e forta dhe dallgët e larta i vështirësojnë kushtet.

Zëdhënësi i Rojes Bregdetare të gjirit, Marcel Oldenburger, tha se disa helikopterë dhe dy anije patrulluese të marinës do të vazhdojnë kërkimet për 7 trupat e pagjetur ende të marinarëve, përgjatë gjithë natës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA