SHBA, refuzohet traktati i OKB për invalidët

05/12/2012 04:40

Votimi 61 pro dhe 38 kundër në lidhje me Konventën e të Drejtave të Personave me aftësi të kufizuar, nënkupton se traktati dështoi të merrte 2/3-at e votave të nevojshme.

Ish-senatori me aftësi të kufizuara, si dhe kandidati presidencial i republikanëve, Bob Dole, i cili përdor një karrige me rrota, u shfaq në katin e Senatit në mbështetje të kësaj çështjeje.

Traktati u nënshkrua nga 155 kombe dhe është ratifikuar nga 126 prej tyre, përfshi Britaninë, Francën, Gjermaninë, Kinën dhe Rusinë.

Në të thuhet se të gjithë kombet duhet të punojnë për të siguruar njerëzit me aftësi të kufizuara të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe liri, si të gjithë njerëzit e tjerë.

Traktati u mbështet nga Dole, i cili mbeti invalid gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga senatori i Arizona-s, John McCain, i cili pësoi plagë invaliditeti në Luftën e Vietnamit, nga senatori i Indiana-s, Richard Lugar, republikani më i lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe nga ish-Prokurori i Përgjithshëm, Dick Thornburgh.

Gjithsesi, vetëm 8 senatorë republikanë votuan në favor të traktatit. Të tjerë, si senatori i Oklahoma-s, Jim Inhofe, thanë se votuan kundër masave, sepse duhej sjellë rregullore shtesë për të.

“Nuk mund të mbështes rregullat e pavolitshme dhe organizatat ndërkombëtare potencialisht të përkushtuara me paragjykime anti-amerikane, që shkelin mbi shoqërinë amerikane”, tha Inhofe.

Shtëpia e Bardhë tha se ishte “e zhgënjyer” që “shumica dërrmuese” e Senatit republikan votoi kundër traktatit.

Ratifikimi i traktatit “do të poziciononte SHBA-të në mbështetje të gjerë kudo në botë të të drejtave, të cilat i gëzojnë vet amerikanët në vendin e tyre. Kjo, në anën tjetër, do të përmirësonte edhe jetët e amerikanëve me aftësi të kufizuara”, të cilët zgjedhin të jetojnë apo të udhëtojnë jashtë kufijve, shtuan zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA