Rusia, e shqetësuar për të drejtat e njeriut në BE

05/12/2012 21:40

”Respekti për të drejtat e njeriut është duke u përkeqësuar në Bashkimin Europian”, paralajmëroi qeveria ruse.

Kështu shkruhej në një raport të publikuar të mërkurën zyrtare nga Kremlini, disa ditë pasi një kritikë e njëjtë iu adresua Rusisë prej Brukselit.

”Konstatojmë një përkeqësim të situatës përsa i përket të drejtave të njeriut në vendet anëtare të Bashkimit Europian”, komentoi për “Reuters” përfaqësuesi i qeverisë ruse për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov.

”Nuk ka dyshime se gjatë krizës financiare dhe veshtiresive të shumë vendeve anëtare me borxhet, zgjidhja e këtyre problemeve nuk do të lehtësohet”, shtoi ai.

Më parë, liderat europianë kishin shprehur shqetësim për arrestimin e anëtareve të grupit muzikor “Pussy Riot” dhe akuzat kriminale të ngritura ndaj disa përfaqësuesve të opozitës.

Në raportin e Kremlinit, midis kritikave për qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj të drejtave të njeriut përfshihen abuzimet e te ndaluarve në komisariate, kushtet e këqija të mbajtjes në burg dhe paragjykimi ndaj minoriteteve e emigrantëve të paligjshëm në vendet anëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA