
Prokurori i Euleksit nga Zyra e Prokurorisë Speciale për Kosovën paraqiti një padi në çështjen e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit më 16 nëntor.
Bashkë me aktakuzën të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit u dorëzuan sic kërkohej nga ligji. Gjykata dhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve morën një kopje nga ky material. Provat e çështjes në fjalë përfshinin përgjime telefonike, përfshi dhe ato audio që dolën në publik.
Sipas Zyrës së Prokurorit Special për Kosovën të gjitha këto përgjime u bënë me urdhër gjykate dhe asnjë material audio nuk doli për publikun nga prokurori. Zyra e Prokurorit Special po shqyrton çështjen për të vendosur nëse është kryer një vepër penale nga ata që e kanë nxjerrë këtë informacion nga dosja e çështjes për publikun dhe nëse duhen filluar hetimet.
Misionit të Euleks i vjen keq për faktin që përgjimet përfunduan para publikut. Misioni nuk mund të bëjë komente të mëtejshme për një çështje në vazhdim. Prokurorët e Euleksit janë plotësisht të pavarur dhe i kryejnë detyrat e tyre në mënyrën e duhur.
Top Channel