Mali, rebelët Tuareg në bisedime me qeverinë

05/12/2012 05:00

Takimi në Burkina Faso i hap rrugën bisedimeve të tjera mes rebelët Tuareg dhe atyre Islamikë, teksa të dyja palët kanë premtuar se do të respektojnë bashkimin kombëtar dhe do të refuzojnë terrorizmin.

Grupi rajonal i Afrikës Perëndimore, Ecowas, kishte deklaruar se ishte gati të dërgonte 3300 trupa ushtarakë për të rimarrë territoret e pushtuara nga rebelët.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka dalë në mbështetje të dislokimit 1-vjeçar të javës së kaluar. Por, ai nuk ofroi ndonjë ndihmë financiare, duke thënë se kombet afrikane duhet t’u përgjigjen fillimisht pyetjeve kryesore se si do të garojë forca, që njihet me shkurtimin Afisma.

Ban Ki-moon tha se fondet për operacione ushtarake duhet të vijnë nga “kontributet vullnetare apo bilaterale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA