Një prej drejtuesve më të lartë komunistë në Kinë është vendosur nën hetim nga autoritetet vendase, raportoi Agjensia Zyrtare e Lajmeve “Xinhua”.
56-vjeçari Li Chuncheng, numri dy i partisë në krahinën e Sihuanit, shndërrohet në zyrtarin më të lartë të hetuar që prej marjes së drejtimit të vendit nga Xi Jinping, më parë gjatë nëntorit.
Xi, i cili zëvendësoi Hu Jintaon në krye të shtetit më të populluar të botës, e cilësoi luftën kundër korrrupsionit si një prej përparësive kryesore të qeverisjes së tij.
Chuncheng, i pezulluar ndërsa hetimet vahdojnë, ishte gjithashtu një anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë, institucionit më i lartë partiak në vend.
Aktualisht, nuk është e qartë se cilat janë akuzat që rëndojnë mbi zyrtarin e lartë.
Krahina e Sihuanit është fqinje me atë të Chongqingut, e drejtuar nga lideri tjetër komunist në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit të kohëve të fundit në Kinë, Bo Xilai.
Kina eshte nje prej vendeve qe denon me ashper se kudo korrupsionin, me ndeshkimet qe mund te arrijne deri ne denim me vdekje.
Top Channel